Zyrtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç është në vetizolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar për “Radio Evropën e Lirë” nga zyra e Komshiç.
Në përgjigje thuhet se anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, do të testohet për virusin SARS-COV-2 të martën (23 qershor).
Më 19 qershor, Komshiç vizitoi një qytet në verilindje të Bosnjës. Në një organizim në qytetin Zivinice, ishte i pranishëm edhe kryeteri i Këshillit të Qytetit, Nail Jushiç, i cili është i infektuar me koronavirusin e ri.
Komshiç ishte në izolim për 14 ditë në muajin mars, pasi u kthye nga një udhëtim pune në Kanada.





