2 nëntor 2013  Hetuesit në Bosnjë-Hercegovinë zbuluan një varr masiv, i cili besohet se mban disa qindra viktima të luftës boshnjake për pavarësi nga Jugosllavia (1992-95).

Eshtrat e zbuluara besohet se i përkasin viktimave boshnjake dhe kroate të ekzekutuara prej trupave paraushtarake jugosllave në afërsi të Prijedorit.

Sipas mjekëve ligjorë, të vrarët i përkasin një prej valëve të para të spastrimit etnik të ndërmarrë me urdhër të Milosheviqit gjatë verës së vitit 1992.

Kjo varrezë masive e zbuluar në Tomashica është një prej më të mëdhave në dekadën e fundit.

Identifikimi i viktimave, një proces që mund të marrë deri në disa muaj, ka nisur paralelisht me gërmimet.

TCH transmeton se sipas mediave boshnjake, nuk ka ende asnjë garanci për numrin e personave që janë ekzekutuar në këtë vend të vetëm.

Lufta për pavarësi i kushtoi Bosnjes me rreth 200 mijë viktima, ndërsa disa mijëra njerëz vazhdojnë të konsiderohen zyrtarisht të zhdukur deri më sot.