27 nëntor 2013- Banorëve të fshatit Sanica në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës po u shkakton probleme liqeni që ishte zhdukur nga sipërfaqja e tokës.Në këtë vend është krijuar një gropë e madhe që tani po përhapet vetëm 10 metra në afërsi të shtëpive të fshatit. Në vendin Gornja Sanica dhjetë ditë më parë është zhdukur liqeni i vogël brenda natës. Vendi ku ishte vendosur la një gropë të madhe që vazhdimisht po zgjerohet.Aktualisht ka një rreze prej 50 metrash dhe është 3 metra i thellë. Banorët dëshmojnë se liqeni u zhduk në vend dhe vazhdimisht është duke u zgjeruar.Sipas ekspertëve, kjo është një çrregullim tektonik në thellësitë e tokës, e cila çon në një ndryshim të tokës dhe paraqitjen e kratereve në sipërfaqe të tokës. Gjatë rehabilitimit do të angazhohen makineri, d.m.th do të mbulohet me sasi të mëdha të dheut.
/zeri/





