SHBA, 18 prill 2013 – Hetimet për gjetjen e autorëve të shpërthimeve të Bostonit po vazhdojnë me intensitet. Nga imazhet e fundit që janë publikuar, ka dyshime të mëdha se autorët ishin veshur si pjesëmarrës të maratonës, për tu shkrirë me turmën, dhe për t’u bërë sa më të paidentifikueshëm.
Fotot e marra nga FBI tregojnë një person rreth të 20-ve, i cili ishte i veshur sportiv, për të qenë njësoj me 26.000 njerëz që morën pjesë në garë.
Këto fotografi kanë qarkulluar në të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë rajonin.
Zyrtarë të hetimeve kanë bërë me dije për CNN, se çdo orë që kalon ato janë më afër identifikimit të personave përgjegjës për sulmet, që vranë 3 persona dhe plagosën shumë të tjerë.





