Boston Globe ka përmendur Shqipërinë dhe konketisht qytetin e Beratit si një prej destinacioneve turistike që mund të vizitohen në 2016. Autori i shkrimit, Christopher Muther, e përshkruan Shqipërinë si një perlë të pazbuluar.
Pavarësisht se Shqipëria, thotë autori, nuk ka ka një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave, rrugët janë në gjendje të tmerrshme, transporti publik është i çregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm, këto janë karakteristikat që të shtyjnë më të tepër të vizitosh perlën e pazbuluar.
Muther nuk harron të përmend dhe bukuritë e rivierës shqiptare, të cilat i quan mahnitëse.
Përshkrimi i Boston Globe:
“Ky vend nuk është për turistë që duan t'i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët e paeksperiencë, por të jeni të sigurtë se shpërblimi për pagesën dhe durimin tuaj është i madh. Nëse hezitoni të shkoni vetëm, kontaktoni kompani të udhëtimeve turistike, si Adriatic Luxury Journeys. Pasi ka qënë i izoluar për vite me radhë nga pjesa tjetër e Europës nën regjimin komunist, Shqipëria ngadalë është bërë një destinacion i kërkuar turistik. Infrastruktura nuk i përgjigjet ende kërkesës. Rrugët janë në kushte të këqija, transporti publik është i çrregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm. Por pikërisht për këta faktorë, Shqipëria një përleë e pazbuluar, dhe plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare janë mahnitëse. Fluturim direkt? Jo. Koha më e mirë për të shkuar? Shtatori".