SHBA, 17 prill 2013 – Ka patur disa njoftime kundërthënëse lidhur me arrestimin e mundshëm të një të dyshuari për sulmet vdekjeprurëse të së hënës në Maratonën e Bostonit.
Hetuesit i thanë agjencive të lajmeve se regjistrimet nga një kamera sigurie tregonin një burrë që mbante dhe ndoshta edhe lëshoi një çantë të zezë pranë vendit ku ndodhën dy shpërthimet që shkaktuan vrasjen e tre personave dhe plagosjen e 176 të tjerëve tek vija e finishit të garës vjetore.
Rrjeti televiziv CNN dhe agjencia Associated Press njoftuan se është arrestuar një i dyshuar lidhur me shpërthimet vdekjeprurëse të së hënës. CNN njoftoi se një videokamera në një dyqan kishte regjistruar personin e dyshuar dhe lëvizjet e tij.
Autoritetet kanë në plan të mbajnë një konferencë shtypi sot, për të njoftuar lidhur me ecurinë e hetimeve.





