Boksieri kanadez Adonis Stevenson vazhdon të luftojë për jetën në spitalin e Kebekut. Ish-kampioni i botës në divizionin “light heavyëeight” pësoi dëmtime të rënda në duelin me ukrainasin Oleksandr Gvozdyk, në të cilin ky e fundit e mposhti me nokaut në raundin e 11-të.

 Pak minuta pas duelit, Stevenson humbi ndjenjat në dhomat e zhveshjes. Doktorët u detyruan ta vendosnin në koma artificiale për të ulur ënjtjen e madhe që 41-vjeçari kishte pësuar në pjesë të ndryshme të trurit.