Spanjë, 25 prill 2014 – Një lajm i hidhur për Barcelonën dhe për futbollin në të gjithë botën. Trajneri Tito Vilanova nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej gati 3 vitesh. Ish-trajneri i Barcelonës ndërroi jetë sot në moshën 45-vjeçare, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga kanceri në vesh.
Lajmi për vdekjen e teknikut u bë i ditur nga familja e tij. Ish-ndihmësi i Pep Guardiolës për katër vite te Barcelona, më pas trajner i skuadrës për një edicion, Tito Vilanova u largua nga drejtimi i ekipit në 19 korrik 2013, duke iu dedikuar kurimit të sëmundjes.
Tekniku iu nënshtrua disa herë operacioneve, por sëmundja përparoi në mënyrë të shpejtë, derisa e mposhti përfundimisht atë në një moshë relativisht të re.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





