Bota e muzikës është tonditur rëndë ditën e sotme, pas një lajmi të keq. Mbretëresha e muzikës Rock’n Roll, Tina Turner ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeccare.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj, i cili në një deklaratë ka bërë me dije se arsyeja e vdekjes ka qenë një sëmundje nga e cila vuante për një kohë të gjatë.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.

Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, thuhej në deklaratë.

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të dashura të rrokut, e njohur për karizmën e saj në skenë dhe një numër të madh hitesh, duke përfshirë “The Best”, “Proud Mary”, “Private Dancer” dhe “What’s Love Got to Do With It”.