Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti ka mbërritur në kishën Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.

Procesioni pasi u largua nga Vatikani, ndoqi një rrugë 6 km mbi lumin Tiber.

Më pas ai kaloi përmes Romës qendrore në Piazza Venezia, pranë Koloseut, përpara se të kthehej në veri për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.

Tre mijë vullnetarë ishin vendosur përgjatë rrugës për të ofruar udhëzime, ndihmë mjekësore dhe ujë për qytetarët të cilët e kanë nderuar me duartrokitje kalimin e kortezhit.

Varrimi brenda kishës nuk do të jetë i hapur për publikun, megjithëse turma është mbledhur jashtë.

Mesha mortore e Papa Françeskut nisi në orën 10:00, ku arkivoli me trupin e tij u transportua nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit.

Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes u udhëhoq nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.