Bota përballet me një “katastrofë njerëzore” që do të sjellë edhe krizë ushqimore e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass për BBC është shprehur se rritjet rekord të çmimeve të ushqimeve do të shtyjnë qindra milionë njerëz në varfëri dhe mungesë në ushqim nëse kriza në Ukrainë do të vijojë.
Banka Botërore llogarit se mund të ketë një rritje të madhe prej 37% në çmimet e ushqimeve. Kjo do të godiste më shumë të varfërit, të cilët do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi.
Rritjet e çmimeve po ndikojnë në ushqimet e të gjitha llojeve si vajrat, drithërat. Malpass u shpreh se fokusi duhej të ishte në rritjen e furnizimeve në të gjithë botën duke synuar njerëzit më të varfër.
Shefi i Bankës Botërore paralajmëroi gjithashtu për një goditje në “krizë brenda krizës” që lind nga paaftësia e vendeve në zhvillim për të shërbyer borxhet e tyre të mëdha pandemike, mes rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Në fillim të këtij muaji, Kombet e Bashkuara thanë se lufta në Ukrainë kishte çuar në një rritje rekord në çmimet e ushqimeve. Ajo erdhi pasi lufta ndërpreu furnizimet nga eksportuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit dhe kostoja e alternativave u rrit.
Çmimet e ushqimeve janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i rekordeve 60 vjet më parë, sipas indeksit, pasi ato u rritën me 13% në Mars. Ato janë në nivelet më të larta për shkak të problemeve globale të korrjes.





