26 prill 2015 – Edhe një tronditje e fortë tërmeti në mëngjesin e sotëm shkaktoi shtim të numrit të viktimave në Nepal. Shifrat flasin për 2200 të vdekur, ndonëse shumë të tjerë janë të plagosur rëndë apo ndodhen ende nën rrënoja.
Tërmeti i fuqishëm, gati 8 ballë, i padëgjuar prej 81 vitesh, ka sjellë tragjedi në këtë vend. I gjithë kryeqyteti është rrënuar, mes tyre dhe ndërtesa shekullore.
Të mbijetuarit i bëjnë apel ndërkombëtarëve të ndihmojnë me gjak dhe me paketa ndihme njerëzit e këtij vendi.
Si pasojë e tronditjeve të forta edhe mali Everest ka provokuar orteqe bore, duke zënë përfund shumë alpinistë.
Për viktimat po krijohen zjarre publike për të kryer djegien e trupave.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”