Nga një studim i fundit i Universitetit të Oxford-it është formuar një hartë botërore, nga ku, secilës ekonomi i jepet një ngjyrim i veçantë se sa për qind e popullsisë janë përdorues të internetit të vazhdueshëm.

Shqipëria rezulton në zonën portokalli, në të cilën 60-80 % e përdoruesve janë online. E krahasuar me shtetet e tjera rajonale, duket se shqiptarët janë më tepër përdorues besnik të internetit se sa serbët, malazezët dhe grekët, prej të cilëve 40-60% janë përdorues online.

Shtetet që kanë më pak përdorues janë Kina dhe India, pavarësisht se kanë një numër të lartë banorësh.

Ndërsa shtetet që kanë më tepër përdorues online janë SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Japonia etj.

Studimi nxjerr të dhënat nga raporti i numrit të përdoruesve të internetit ndaj numrit total të popullsisë. /Monitor