Kosovë, 9 korrik 2014 – Gazeta “Bota Sot” e Prishtinës ka skandalizuar opinionin shqiptar përmes një titulli ku vajzat nga Shqipëria që martohen me serbë, i quan “kurva”.
Në rrjetet sociale është duke u zhvilluar një debat i madh rreth këtij teksti, por institucioni që merret me etikën e medieve në Kosovë ende nuk është deklaruar rreth këtij rasti.
Ja çfarë shkruan “Bota sot”
Kurvat e Shqipërisë, në rradhë për tu martuar me pleqtë beqar të Serbisë (Foto-Beograd)
Agjencionet “Merli 2008″ nga Shkodra dhe ‘Stara Rashka’ nga Beogradi kanë organizuar gjatë festës së Vidovdanit një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin mbërritur në krahinën e Rashkës, në trekufirin Serbi – Mali i Zi – Republika Srpska me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë.
Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç duan ato, njoftojnë mediat serbe.
Kjo njohje në mes të vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetë vjeçare dhe për këtë kujdesen agjencione dhe sekserë të specializuar, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, kuptohet, në kundërvlerë të shumava të caktuara të parave.
/Express/





