Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së Mbrojtjes Civile, në Itali u regjistruan 15 viktima ditën e fundit, nga 30 që ishin një ditë më parë. Të infektuarit e rinj janë 193, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi dhe Emilia Romagna.

Nga Bergamo vjen lajmi më i mirë i ditës së sotme, ku nuk raportohet më asnjë person i shtruar në terapinë intensive te spitalit “Papa Giovanni XXII” , 137 ditë pas rastit të parë.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona, ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë.