Një aksident tragjik i ka marrë jetën një nëne të re dhe foshnjës së saj vetëm disa muajshe, teksa bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Aksidenti ndodhi mbrëmë vonë përgjatë rrugës provinciale 58 që lidh Manfredonia me San Giovanni Rotondo, në Foggiano, në Itali.

Në aksident u përfshinë dy makina, te cilat u përplasën kokë më kokë, duke lënë të plagosur edhe pesë persona të tjerë. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkakun e aksidentit.