Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë, John Bercow ka përjashtuar një tjetër votim mbi marrëveshjen e mëparshme të Brexit, u refuzuar më herët nga Parlamenti britanik.

Ai tha se nuk do të kishte një votim të tretë nëse , mocioni mbetet “në thelb i njëjtë”.

Bercow se konventat parlamentare që datojnë në 1604, thonë se deputetëve nuk mund t’u kërkohej që të votonin pikërisht të njëjtën marrëveshje dy herë.

Deputetët hodhën poshtë marrëveshjen e Theresa May të Brexit me BE me 149 vota javën e kaluar.

 

Bercow tha se ky votim ishte “siç duhet”, por çdo votë tjetër duhet të kalojë këtë “test” në mënyrë që të pranohet.