699 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 37,242 infektime të reja.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 238,077 tamponë, ndërsa kanë fituar betejën me virusin 21,035 pacientë.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 1,345,767 të prekur nga Covid-19, 777,176 ende aktivë dhe 48,569 të shëruar.