Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të paraqes një raport në Kongres i cili thuhet të jetë shumë kritik ndaj Izraelit, por nuk arrin të konkludojë nëse izraelitët kanë shkelur kushtet për përdorimin e armëve amerikane. SHBA-ja po shqyrton përdorimin e armëve nga Izraeli dhe gjashtë vende tjera të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

Ky hap vjen pasi edhe administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte caktuar të raportonte në Kongres nëse Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar humanitar në Gazë.

Një memorandum i sigurisë kombëtare, NSM-20, i lëshuar nga Joe Biden në shkurt, kërkonte që departamenti t’i raportonte Kongresit se sa të besueshme janë garancitë e Izraelit se përdorimi i armëve amerikane nga ana e tij nuk shkel ligjin e SHBA-së ose ndërkombëtar.