Një 17-vjeçare u gjet e vdekur në shtatin e saj, vetëm disa orë pasi ishte kthyer nga kontrollet që kishte kryer në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Montefiascone në provincën e Viterbo në Itali, ndërsa adoleshentja Aurora Grazini u gjet e pajetë nga familjarët e saj.

Të premten ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë dhe kohët e fundit kishte humbur shumë peshë, por pas disa kontrolleve ishte lënë e lirë nga mjekët për t’u kthyer në shtëpi. Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë gjatë natës në gjumë, ndërsa prindërit e kanë kuptuar mëngjesin e së shtunës.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkakut të vdekjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e shqetësimeve që 17-vjeçarja ndjente kohët e fundit, apo nga ndonjë arsye tjetër.

Pas vdekjes kanë qenë të shumta komentet e miqve në rrjetet sociale që kanë shprehur dhimbjen e tyre për lajmin tragjik dhe ngushëllime familjarëve të qëndrojnë të fortë në këtë moment të vështirë.