Italia pritet të shtrëngojë masat kundër Covid, por shkollat dhe universitetet nuk mbyllen

18/10/2020 - 09:44

Komiteti i ekspertëve Tekniko-Shkencor i ngritur pranë qeverisë italiane për përballimin e pandemisë globale, ka zhvilluar mbrëmjen e të shtunës një mbledhje urgjente pas të dhënave të fundit shqetësuese mbi kurbën e infektimit me Covid-19.

Komiteti Tekniko Shkencor ka hartuar një notë zyrtare me rekomandime specifike për masat e ardhshme që qeveria italiane duhet të ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

Komiteti i ekspertëve italianë ka rekomanduar:

– orare të ndryshme mësimi për nxënësit e ciklit të lartë dhe ata universitarë.

– një riorganizim më specifik për qarkullimin më mjetet e transportit publik me përfshirjen e autoriteteve lokale e të figurës së monibility manager.

– më shumë kontrolle në aktivitetet tregtare për respektimin e normativës së distancimit, mbajtjes së maskave me rekomandimin e përcaktimit të numrit maksimal të personave që duhen të pranohen në lokale, numër i cili duhet detyrimisht të jetë i varur në mur e në një vend të dukshëm.

– rekomandohet përcaktimi i numrit maksimal të personave që duhet të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante.

– forcimi i sistemit shëndetësor në territor me përfshirjen dhe të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile.

- rekomandohet nevoja absolute për diagnostikimin e personave, gjurmimi e monitorimi i kontakteve të tyre me përfshirjen e doktorëve të mjekësisë së përgjithshme e të pediatrëve.

-limitimi i përkohshëm i eventeve publike si kongrese, panaire dhe i eventeve private, të grumbullimeve spontane apo të organizuara.

Kryeministri italian, Gisueppe Conte, ka thirrur mbledhjen e qeverisë dhe e ka informuar për hartimin e një drafti të ri masash më shtrënguese në respekt dhe të rekomandimeve të përcjella nga Komiteti Tekniko Shkencor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia në Rusi ka vrarë një adoleshent 16-vjeçar, pasi ky i fundit i vuri flakën një stacioni policie dhe qëlloi me thikë një oficer.

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021.

Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe v

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Një person nga Arabia Saudite është arrestuar në Jeddah pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze.

Me paralajmërime për kohë të vështira presidentja e Komisionit të BE po i përgatit shpirtërisht europianët për kufizime që mund të zgjasi