Autori i masakrës së të premtes në dy xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona, kishte planifikuar edhe një sulm të tretë.

Sipas autoriteteve vendase në momentin e arrestimit, autori Brenton Tarrant po shkonte drejt vendit të tretë që kishte planifikuar të sulmonte.

Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re ndodhi të premten e kaluar, datë 15 mars, sulm nga i cili humbën jetën 50 persona, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën.