Janë shtuar akoma më tej personat e infektuar me koronavirus në mbarë botën. Në të gjithë globin, deri tani numërohen afërsisht 1 milionë persona pozitivë me koronavirus.

Saktësisht, me virusin vdekjeprurës janë infektuar gjithsej 996 910 vetë. Ndërsa, deri tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 50 mijë persona, sakësisht 51.283 vetë.

Nga të gjithë të infektuarit, janë shëruar deri tashmë 208 631 persona.