Rastet e reja ditore në Itali kanë pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë. Sot të infektuarit janë 13314, ndërkohë që dje ishin 9630.

Në rritje të ndjeshme është dhe numri i viktimave, 356, 82 më shumë se në 24 orët e mëparshme. Deri tani në shtetin fqinj janë regjistruar 96.348 viktima në total.

Sipas analizave të fundit, rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në kryeqytetin e saj, Roma. Rajoni me më shumë raste të reja është Lombardia, me 2.480 raste të reja në orë.

Në veri, janë të shumta bashkitë dhe lokalitetet që janë shndërruar në zonë të kuqe dhe gjenden në karantinë totale.

Situata është shqetësuese veçanërisht në provincën e Brescia, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se “mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë”. Pacientët e shtruar në repartet Covid janë 18.295, nga të cilët 2.146 në terapi intensive.