"Miliarda $ e anëtarësim në BE", mediat serbe zbulojnë dhuratat që Trump ofron në këmbim të njohjes së Kosovës

06/09/2019 - 11:49

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë në Washington ku është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar lidhur me dialogun për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd dhe një marrëveshje finale.

Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga zyra e Pompeos ishte thënë që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërkohë ka pasur raportime se Pompeo i ka bërë presion të madh Vuçiçit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Vuçiç pas kthimit nga Washingtoni, duke paralajmëruar se Serbinë e pret një vjeshtë e dimër i vështirë.

Ndërkohë sot në mediat serbe po qarkullon një shkrim i pa konfirmuar ku flitet për disa ‘dhurata’ që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka premtuar Serbisë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhet se Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplan luftarak të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024.

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidh problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer.

Sipas kësaj gazetë një ofertë e tillë e SHBA’së do të sillet në Serbi përmes përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, të sapoemëruarit, Matthew Palmer. Thuhet që përveç prezantimit të ofertës, Palmer do të ketë për detyrë që të bind palën serbe të pranojë një ‘ofertë’ të tillë. /GazetaExpress

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën arriti në 850,914 persona, ndërsa ai i viktimave në 41,983.

Franca ka regjistruar ditën e saj më të errët, që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me koronavirusin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Koronavirusi ka shkaktuar mbi 1000 të vdekur në Holandë.

Mjeku që drejtoi presidentin rus, Vladimir Putin nëpër dhomat e një spitali ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus një javë më parë

OBSH ka paralajmëruar të gjitha vendet se nuk duhet të ulin vigjilencën nëse regjistrojnë më pak raste të infeksioneve koronavirus, sepse

Numri i të vdekurve në Spanjë vazhdon të rritet frikshëm, duke arritur numrin më të lartë të jetëve të humbura për një ditë që prej shpër

Një 12-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën në një spital nga koronavirusi duke u bërë viktima më e re në moshë në Evropë.

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor, ka thënë