Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërmet shumë më i madh mund të prekë vendin.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter goditi Milpitas rreth orës 8:16 të mëngjesit të së martës. Dhjetë minuta më vonë, një dridhje me magnitudë 2.9 e me një thellësi katër km goditi të njëjtën zonë.

Nuk përfundoi këtu, një tërmet i tretë me magnitudë më të madhe (3.3 të shkallës rihter) goditi përsëri vendin. Dhjetëra njerëz në Fremont, Milpitas dhe San Jose ndjenë tërmetet. Elizabeth Cochran, një sizmiologe shpjegoi se këto lëkundje janë ato që ekspertët i quajnë “tufë tërmeti”.

“Këto janë grupe ngjarjesh me madhësi relavitisht të ulët, ku kemi shumë ngjarje që ndodhin për një periudhë ditësh, deri në javë”, tha ajo.