Një burrë dhe një grua do të paraqiten në Gjykatë, pasi publikuan në rrjetet sociale një foto të eksperizës mjeko-ligjore që i përkiste trupit të futbollistit Emiliano Sala. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Wiltshire.

Sherry Bray, 48 vjeç dhe Christopher Ashford, 62 vjeç, do të paraqiten në gjykatë pas fotos shqetësues të shfaqur në rrjetet sociale, pasi i morën në mënyrë të paautorizuar nga materialet kompjuterike.

Mbi Bray rëndojnë tre akuza, ndërsa mbi Ashford 6 akuza. Të dy do të paraqiten në Gjykatën Swindon më 10 Korrik.

Trupi i 28-vjeçarit u gjet në rrënojat e avionit të rrëzuar në fund të detit pranë brigjeve franceze. Aksidenti ajror ndodhi më 21 Janar 2019, ndërsa dy javë më vonë gjatë kërkimeve u publikua një foto e trupit të futbollistit. Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala po udhëtonte me një avion të vogël drejt Cardiff kur ndodhi aksidenti ajror dhe aeroplani u rrëzua në det.

Para se avioni të zhdukej nga radarët dhe të përplasej në det, Emiliano Sala kishte lënë një mesazh zanor që ua kishte dërguar shokëve. Ai shprehej i frikësuar për atë që po ndodhte, ndërsa theksonte se kushtet e motit ishin të këqija.