Presidenti rus në detyrë, Vladimir Putin, ka fituar edhe një tjetër mandat 6-vjeçar në krye të Kremlinit, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”, raportoi se me 21 për qind të votave të numëruara deri më tani, shumica e të cilave në pjesët lindore të Rusisë, Vladimir Putin udhëheq me pothuajse 72 për qind të votave, shumë më tepër se shumica e nevojshme për të shmangur balotazhin.

Kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinin renditet i dyti deri më tani me pothuajse 15 për qind të votave, ndërsa nacionalisti Vladimir Zhirinovsky renditet i treti.

65-vjeçari Putin u zgjodh President i Rusisë në maj të vitit 2002, post të cilin e mbajti deri në vitin 2008. Nga viti 2008 deri në vitin 2012, ai mbajti postin e Kryeministrit, ndërsa nga maji i vitit 2012 është rikthyer në postin e Presidentit.