Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket viktimave dhe të infektuarve me koronavirus.

Brenda 24 orëve të fundit në shtetin fqinj 174 persona kanë humbur jetën duke shënuar numrin më të ulët të viktimave të regjistruar që prej datës 10 mars.

Në total janë 28 884 viktima të shkaktuara nga COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë.

Rastet të reja janë 1389 duke e çuar në 210717 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 81654, ndërsa 1501 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 100179 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 245809.