Rreth 78 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu lagjen historike 400-vjeçare “Chawkbazar” në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.

Zjarri shpërtheu gjatë natës, në një ndërtesë që kishte lëndë të djegshme, të grumbulluara në katin e parë. 

Flakët përfshinë edhe një lokal, ku po zhvillohej një dasmë. Për shkak të rrugicave të ngushta ka qenë e vështirë për mjetet zjarrfikëse të ndërhynin në kohë. 

Mediet bëjnë të ditur se atyre u kanë munguar edhe rezervat me ujë.