Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pallat tre katësh në qytetin e Milanos. Në ora 07:20 minuta, shpërthimi i fortë shkatërroi 9 apartamente të këtij pallati. Për momentin, mediet italiane sinjalizojnë 6 persona të plagosur.

Një 30-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje mjaft kritike për jetën me plagë djegie të shkallës së dytë e të tretë në të gjithë trupit.
Shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e katit të parë të këtij pallati.

Skuadrat e zjarrfikësve dhe ato policore po punojnë në vendngjarje nëse ka personave të tjerë, banorë të pallatit që i mungojnë apelit të familjarëve.
Për momentin dihet se shpërthimi i zjarrit ka ndodhur në apartamentin e katit të parë, por nuk janë të qarta motivet e tij, nëse mund të jetë një shpërthim nga gazi i metanit apo i qëllimshëm.