Shpërthimi që tronditi Bejrutin, rëndohet bilanci me 78 të vdekur dhe mbi 4000 të lënduar

05/08/2020 - 07:49

Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i depove i ndodhur mbrëmë në portin e kryeqytetit të Libanit.

Mediet e huaja raportojnë se deri tani janë 78 persona që kanë humbur jetën nga dy shpërthime të fuqishme, që pasuan njëri-tjetrin. Ndërsa mbi 4000 është numri i të lënduarve në këtë tragjedi.

Këto janë shifrat e deritanishme, ndërsa Reuters citon zyrtarët vendorë, që thonë se ka gjasa që numri të rritet. Shpërthimi ishte ndër më të fuqishmit që ka ndodhur ndonjëherë në Bejrut dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mbarë rruzullit.

Presidenti Michel Aoun tha se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie. Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente gjatë ditës së sotme.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe”, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për transmetuesin Mayadeen. “Ka viktima e të plagosur kudo”, shtoi ai.

Shpërthimi i parë ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00, ndërsa një zjarr i dytë i fuqishëm tronditi akoma më shumë zonën historike të kryeqytetit të Libanit. 

Shpërthimi rigjallëroi kujtimet e një lufte civile të viteve 1975-90 dhe pasojave të saj, kur libanezët duruan sulme të rënda, bomba të makinave dhe sulme ajrore izraelite. Disa banorë menduan se kishte ndodhur ndonjë tërmet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë në një sulm me armë të ndodhur në Paris.

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.

Qeveria amerikane po synon që të shtyjë publikimin e më shumë se 1,000 faqeve të dosjes së lidhur me dyshimet për helmim të aktivistit op

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar

Figurës kryesore të opozitës ruse, Aleksei Navalni i janë bllokuar llogaritë bankare pas një urdhri gjykate, thotë zëdhënësja e tij.

Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin “Nobel për paqe”. Një grup shkrimtarësh rus të udhëhequr nga Sergey Komkov thanë

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së kor

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet – spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapi