TUNIZI – Partia e Bashkuar Demokratike e krahut të majtë bëri të ditur se lideri i saj, Chokri Belaid, është vrarë sot ndërsa dilte nga shtëpia e tij në kryeqytetin Tuniz. 

Bashkëshortja e tij i tha Radios së Tunizisë se Belaid ishte qëlluar me dy plumba. Dëshmitarët thanë se ai kishte vdekur pasi ishte dërguar në spital. 

Chokri Belaid ishte kritik ndaj partisë së moderuar islamike Ennahda, e cila e dominon qeverinë e këtij vendi. 

Zëdhënësi i qeverisë, Samir Dilou, e ka cilësuar këtë vrasje si “krim neveritës”.