Vendi që ndalon duhanin “sepse përhap virusin”

14/08/2020 - 10:04

Rajoni spanjoll, Galicia, ka ndaluar pirjen e duhanit në hapësira publike pas shqetësimeve se rrit rrezikun për përhapje të koronavirusit.

Autoritetet kanë vënë njoftime për këtë ndalesë nëpër rrugë dhe hapësira publike, siç janë restorantet dhe baret, nëse masat për distancim fizik nuk mund të zbatohen.

Ky rajon veriperëndimor është i pari që prezanton masa të tilla, ndonëse pritet që edhe rajonet e tjera ta përcjellin ndërkohë, transmeton BBC.

Vendimi vjen meqë Spanja është prekur më së keqi në Evropën Perëndimore nga koronavirusi i ri.

Numri i rasteve të reja është rritur nga më pak se 150 në muajin qershor, në më shumë se 1,500 përgjatë muajit gusht.

Ky shtet ka regjistruar 1,690 raste të reja me koronavirus vetëm të mërkurën, duke e çuar numrin total të të prekurve me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi në pothuajse 330,000.

Vendimi i Galicias është mbështetur nga një projekt kërkimor i Ministrisë së Shëndetësisë atje, i publikuar muajin e kaluar, i cili ka theksuar lidhjen në mes të pirjes së duhanit dhe rritjes së përhapjes së koronavirusit.

Aty është thënë se rreziku rritet pasi njerëzit lëshojnë stërpika -potencialisht edhe koronavirusin- derisa pijnë duhan.

Edhe duhanpirësit rrezikojnë përhapjen e koronavirusit edhe duke prekur cigaren përpara se ta pijnë apo duke mbajtur maska, e duke i vendosur apo hequr ato disa herë gjatë procesit të duhanpirjes.

Masa të ngjashme janë marrë gjithandej, përfshirë Afrikën e Jugut, ku shitja e cigareve është ndaluar në fund të muajit mars.

Vendimi është arsyetuar me këshillat e dhëna nga ekspertët shëndetësorë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër pandemisë së koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, vdiq papritur në moshën 66-vjeçare.

Kina po vijon me politikën e saj të testimit në masë, për të arritur që të zbulojë sa më shumë raste me COVID-19. Sipas raportimeve nga m

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit!

Një ndihmësi i ngushtë i Zv/Presidentit amerikane Mike Pence ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi një zëdhënës i zyrës.

Vala e dytë e përhapjes së koronavirusit vijon të regjistrojë shifra rekord në vendet evropiane.

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, i cili gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bas

Spanja ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur orët policore në mbrëmje në përpjekje për të kontrolluar rritjen e r

Evropa është përfshirë nga një valë protestash për shkak të masave të marra për koronavirusin.