Venecia: Luftë transoqeanikëve

Postuar: 14/11/2017 - 14:45

*Çdo ditë ankorohen në Venecia transoqeanikë e vërshojnë me mijëra turistë. Turizmi i pakontrolluar po e kërcënon lagunën e famshme të Italisë. Venecia rrezikon të humbasë statusin "Trashëgimi e Kulturës Botërore".

Venecia tani për tani sërish mund të marrë frymë - me sa duket, sepse UNESCO e ka shtyrë vendimin e saj për 2019. Fjala është, nëse qyteti lagunë do të klasifikohet "trashëgimi e kulturës botërore". Ky do të ishte një rast precedent, sepse Venecia rrezikon ta humbasë mbrojtjen prej UNESCO-s, pasi qyteti tregohet i pakujdesshëm me trashëgiminë kulturore. 30 milionë turistë në vit, gati 500 anije transoqeanike me turistë  kalojnë çdo vit pranë San Marco-s. Qyteti e ka shitur veten. Protesta e popullsisë është e madhe. Shumë prej 55.000 venecianëve kërkojnë një turizëm konform normave për ta mbrojtur më shumë qytetin. Ata nuk tërhiqen, edhe pse interesat ekonomike vazhdojnë të jenë po kaq të mëdha.

Paolo Patuzzo, shoqërues turistësh, sa herë kalon urën Rialto habitet. Ai është i preokupuar për atë, se çfarë ka mbetur nga sharmi i këtij qyteti, ku çdo vit mësyjnë miliona turistë?!  Si mund të mbrohet Venecia nga ky fluks vizitorësh?! Kjo trashëgimi kulturore nuk mund të mbijetojë vetëm si dekor për fotografi, për këtë është i bindur Paolo. "Nga dashuria për këtë qytet unë kërkoj vende dhe njerëz, të cilët e mbajnë ende në jetë Venecian. Sepse ka shumë njerëz, të cilët shkojnë kundra rrymës dhe duan t'i japin një drejtim të ri këtij qyteti."

Gjithçka në kurthin e industrisë së turizmit

Paolo vet jeton prej turizmit, ashtu si pothuajse të gjithë venecianët. Kjo është edhe dilema e tij. Me guida të posaçme turistike ai do të tërheqë vëmendjen për problemet - si në lagjen e tij, ku qiratë rriten për shkak të shtëpive që jepen me qira për turistët, e prej nga vendasit gjithnjë e më shumë po largohen.

Në lokalin e tij të preferuar temë e rëndësishme e bisedave është rënia e Venecias dhe shuarja e venecianëve. Ata shprehin keqardhje për humbjen e zejtarisë me traditë në qytet. Një klient i përhershëm i këtij lokali vëren: "Para njëzet vitesh këtu gumëzhinte prej zejtarëve. Për popullsinë prodhohej ende që nga dyshekë e jorganë, e po ashtu punonin këtu edhe rrobaqepës, këpucarë, zdrukthtarë, libralidhës, bravandreqës - sot të gjithë janë zhdukur. Askush nuk bën më dyshekë, apo riparon këpucë." Kjo u cenon krenarinë venecianëve. Çfarë ka mbetur prej metropolit dikur më të pasur të Europës?

Paolo na tregon tregun e fruta-zarzavateve. Edhe ky treg ka rënë në kurthin e turizmit, në një qytet, ku banojnë e jetojnë vërtetë gjithnjë e më pak njerëz. "Këtu ka gjithnjë e më shumë turistë, që fotografojnë, se sa klientë që blejnë. Kjo është provokuese, ndaj disa shitës peshku po mendojnë që të fitojnë para duke u angazhuar si statistë apo aktorë në një mjedis turistik. "

Problemi kryesor transoqeanikët

Një problem gjigand janë transoqeanikët turistikë. Stefano Micheletti është i shokuar. Prej vitesh këta gjigandë jo vetëm zbarkojnë këtu turistë ditorë në masë, por ato rrezikojnë edhe themelet e qytetit lagunë.

Stefano Micheletti është aktiv në nimën qytetare "Jo më transoqeanikë": "Helikat e mëdha të anijeve kanë efektin e pistonave dhe e turbullojnë të gjithë tabanin, gjë që bën që zhavor e baltë të derdhen në det të hapur." Pasoja është: Venecia, që është ndërtuar me palafite të drunjta të zhytet gjithnjë e më shumë e një ditë mund të mbulohet nga uji.

Stefano Micheletti nuk dorëzohet. Iniciativa e tij qytetare ia ka dalë, që transoqeanikët të mos lejohen më të lundrojnë pranë qytetit. Stefano Micheletti: "Kur një anije e tillë kalon pranë brigjeve ,në kanalet përreth niveli i uji ulet me rreth 20 centimetra dhe më pas rritet sërish, për shkak të zhvendosjes. Këto janë forca të jashtëzakonshme, që lenë gjurmë në themelet e pallateve, kishave dhe urave."

Me angazhimin e tij Stefano Micheletti nuk ka vetëm miq. Autoriteti portual i Venecias ka investuar miliona në terminalet moderne të transoqeanikëve. Por për shkak të protestave të popullsisë mund të përdorë tani vetëm gjysmën e tyre. Galliano di Marco, nga terminali i pasagjerëve të Venecias thekson: "Që prej katër vjetësh ne dëgjojmë për këto frikëra, që madje anijet mund edhe të përplasen më obketet në qytet. Unë vetëm se mund t'ju siguroj, se rreziku është zero, madje edhe me një anije transoqeanike!"

Kështu industria e transoqeanikëve vazhdon të bëjë reklamë për lundrime pranë San Markos, si diçka unikale në botë, duke fituar miliona prej kësaj. Por fronti kundër transoqeanikëve po rritet - edhe për shkak të gazrave që ato emetojnë prej oxhaqeve të tyre. Gjithnjë e më shumë venecianë dyshojnë, nëse ky është kursi i duhur që duhet të ndjekë qyteti?! Shoqëruesi i turistëve Stefano Micheletti, thekson: "Projektet e mëdha të ndërtimit deri më tani vendosen nga shoqëritë e mëdha të aeroporteve dhe porteve. Bëhet fjalë për rritje ekonomike, gjithnjë e më të madhe. Për të mirën e qytetit mungojnë strategjitë."

55.000 banorë çdo vit përballen me 30 milionë turistë. Kundër kësaj tendence është e nevojshme një strategji radikale. Aktivistët besojnë, se turizmi në Venecia sërish duhet drejtuar në dimensione normale. Për ta shpëtuar qytetin e tyre, venecianët duhet të heqin dorë nga një pjesë e biznesit të madh.

/Deutsche Welle/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Më shumë se 1 000 persona në qytetin e Lentixhones, në provincën e Rexhio Emilias, në veri të Italisë, u evakuuan pas daljes nga shtra

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti thirrjen për të rishikuar sistemin amerikan të imigracionit pas shpërthimit në një korridor të

   Shpërthimi i fuqishëm, që tronditi një qendër të kalimit të gazit natyror në lindje të Austrisë, i kushtoi jetën një personi dhe plago

   Liderët e Bashkimit Evropian do të pajtohen gjatë ditës së enjte për t’i vazhduar edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike

   Presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi Ankaranë për të shprehur qartë qëndrimin e tij kundër njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Jeruzal

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi tha se ka zbuluar një qelizë ekstremiste, e cila është udhëhequr nga grupi militant Shteti Islamik dh

Një vajzë ka therur me thikë ish të dashurin, duke e lënë të vdekur në vend, pasi zbuloi si ai përdorte rrjetin social Tinder.

Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave të saj nga Siria, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

   Zona përreth Santa Barbarës në jug të Kalifornisë është shndërruar në ferr, nga zjarret që përhapen me ritme të shpejta prej 7 ditësh.

   Sot u mor një vendim formal nga 25 vende anëtare të Bashkimit Evropian për të krijuar një rrjet të ri bashkëpunimi në mbrojtje dhe sig