Aventurë e re në një kontinent tjetër për Keisuke Hondan. Ish-mesfushori i Milanit pas eksperiencës në Australi tashmë ka zgjedhur Amerikën e Jugut duke u transferuar në Brazil.

Honda është zyrtarisht një lojtar i Botafogos. Afrimi i tij është zyrtarizuar nga vetë klubi brazilian me Hondën që prej disa muajsh ishte një lojtar pa kontratë madje i ishte lutur Manchester United-it por edhe Milanit që ta merrnin në skuadër.

Honda e ka pranuar ofertën e Botafogos vetëm në momentin kur klubi brazilian i ka vendosur në dispozicion një makinë të blinduar, pasi duke parë kriminalitetin e lartë që ekziston në Brazili, mesfushori japonez i është trembur jo pak një transferimi të tillë.