29 qershor 2014 – Kush tha që futbolli është tokësor? Sporti më i ndjekur i planetit thyen edhe kufijtë e hapësirës ku astronautët harrojnë për disa momente punën intensive në stacionin ndërkombëtar hapësinor duke u përqëndruar te Botërori Brazil 2014. Edhe pse përballja Gjermani-SHBA u zhvillua disa ditë më parë, NASA publikon pamjet e asaj çfarë ka ndodhur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor mes panelit të ndarë të astronautëve.
Amerikanët Steve Swanson dhe Reid Wiseman vendosën një bast me kolegun e tyre gjerman Alexander Gerst. Tashmë historia dihet…Gjermania fitoi ndeshjen por kurioziteti mbetet rreth bastit të vënë mes astronautëve.
Swanson dhe Wiseman premtuan se do të rruanin kokën nëse SHBA do ta humbiste këtë takim dhe ja ku jemi disa ditë më pas me stilin e ri të flokëve. Ata shfaqen në dhomën e misionit të kontrollit me flokë të qethur dhe dukshëm të zhgënjyer për humbjen e bastit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





