Pas atij suksesi emocionues ku arriti të avanconte në fazën e grupeve të kualifikueseve për Botërorin e vitit 2019 në Francë, Kombëtarja Shqiptare e femrave njeh kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë fazë të rëndësishme të eleminatoreve. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës përcaktoi Shqipërinë në grupin 2, bashkë me Zvicrën, Skocinë, Poloninë dhe Bjellorusinë.

Një grup vërtet i vështirë me 5 skuadra për vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima. Faza e eleminatoreve në grupe starton në 11 shtator 2017 dhe përfundon pas një viti.Në botërorin francez ku marrin pjesë gjithsesj 9 skuadra nga kontinenti i vjetër do të kalifikohen fillimisht 7 vendet e para të cdo grupi të eleminatoreve që i bashkohen Francës që ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes si vendi mikpritës. Për sa i përket vendit të fundit të mbetur në lojë pas kësaj faze për sa i përket zonës europiane, 4 vendet e dyta më të mira do të përballen me njëra tjetërn në dy raunde play ofi me nga dy ndeshje sejcili, me sistem vajte ardhje që do të zhvillohen në tetor dhe nëntor 2018 ku do të përcaktohet bileta e fundit nga Europa për fazën finale të Kupës së Botës për femra.