Federata Ndërkombëtare e Futbollit kërkon të zgjerojë Botërorin e Klubeve duke rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Sipas asaj që publikohet në median gjermane, qeveria e futbollit botëror synon ta çojë këtë numër në 16 ose 32 skuadra. Formati aktual i këtij aktiviteti parashikon pjesëmarrjen e 7 ekipeve, kampionët e 6 kontinenteve dhe skuadrën kampione të vendit organizator të tij. Problemi në këtë pikë qëndron te mënyra e organizimit të formatit të ri duke parë se datat e lëna të lira në dispozicion për klubet mes kampionateve dhe ndeshjeve të përfaqësueseve nuk janë të shumta. Një tjetër ide që është në mendjet e drejtuesve të FIFA është edhe ajo e rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të një botërori nga 32 në 40. Ndërkaq, përsa i përket botërorit të Klubeve të këtij viti, ai do të zhvillohet në Japoni nga 8-18 dhjetor dhe skuadra që do të përfaqësojë kontinentin europian është pikërisht Reali i Madridit si fitues i Ligës së Kampioneve.
Botërori i klubeve, FIFA kërkon shtimin e skuadrave
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kasaphana në Sydney, del nga koma autori i sulmit terrorist me 15 të vrarë
“Nuk kanë nevojë ta dëgjojnë nga unë…”/ Jul Deda flet për Bes Kallakun
‘Dogana’ bllokon aktivitetin e ‘Bankers’ në Patos-Marinëz, kompania: Vendim arbitrar që rrezikon fushën naftëmbajtëse
Ushtria amerikane godet 3 anije të tjera në Oqeanin Paqësor! Vdesin 8 persona





