FIFA fitoi afërsisht 7.5 miliardë dollarë (rreth 7 miliardë euro) të ardhura nga sponsorizimet dhe partneritetet e biznesit në lidhje me Kupën e Botës në Katar, një shumë rekord, e cila tejkalon me 1 milion dollarë (941 mijë euro) përfitimet nga partnerët tradicionalë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Njoftimin e bëri presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një konferencë për shtyp të mbajtur para finales së Kupës së Botës, në Doha.
Pritshmëritë e FIFA-s për ciklin që hapet nga e hëna, 19 dhjetor, deri në përfundimin e Botërorit 2026, i cili tashmë do të ketë 48 ekipe (dhe jo 32) në fazën finale dhe do të luhet në tri shtete SHBA, Kanada dhe Meksikë janë që të arrihen shifra marramendëse prej 11 miliardë dollarësh (10 359 miliardë euro) nga marrëveshjet tregtare që do të nënshkruhen katërvjeçarin e ardhshëm.
Argjentina, si fituese e turneut, merr 40 milionë euro, Franca, si finalist arkëton 30 milionë dhe Kroacia, vendi i tretë, 25 milionë.





