Lilly King theu rekordin Botëror në finalen e 50 metrave bretkosë në kampionatin botëror të notit që po zhvilohet në Hungari. Amerikania regjistroi kohën 29 sekonda e 40  të qindat, 8 të qindat më shpejt se ish-rekordmenia lituaneze Ruta Meilutyte. Kjo ishte medalja e dytë e artë King, pas suksesit në 100 metra bretkosë.Në 400 metra stil i përzier për meshkuj, triumfoi amerikani Chase Kalisz, që theu rekordin e kampionatit botëror me kohën 4 minuta, 5 sekonda e 9 të dhjetat. Edhe për Kalisz ishte medalja e dytë e artë pas suksesit në 200 metra stil i përzier.

Në 50 metra stil i lirë për femra Sarah Sjostrom vendosi rekord të ri botëror me 23 sekonda e 67 të qindat. Suedezja kishte marrë medaljen e artë edhe në 50 dhe 100 metra flutur.Në 50 metra shpinë, triumfoi francezi Camille Lacourt, me kohën 24 seknda e 35 të qindat.Ndezi atmosferën e mbështetësve vendas, Katinka Hosszu, që meritoi medaljen e artë në 400 metra stil i përzier për femra, me rekord të ri në kampionatin botëror, 4 minuta, 29 sekonda e 33 të qindat.Për hungarezen kjo është medlja e 4 katërt e artë e marrë në këtë garë, pas triumfeve në vitet 2009, 2013 dhe 2015.Italiani Gregorio Paltrinieri, kampion olimpik në 2016-ën triumfoi në 1500 metra stil i lirë duke regjistruar kohën 14 minuta, 35 sekonda e 85 të qindat.Shtetet e Bashkuara fituan stafetën 4 herë 100 metra stil i përzier për femra me kohën rekord 3 minuta, 51 sekonda e 55 të qindat.Në finalen e fundit, 4 herë 100 metra stil i përzier për meshkuj medaljen e artë e fituan sërish Shtet e Bashkuara, me 3 minuta 27 sekonda e 91 të qindat.24 orë pas u bë notari i parë në histori që fiton tri medlaje të artë brenda natës ,amerikani Caeleb Dressel, arrin shifrën e 7 medaljeve të arta në ngjarjen e dytë më të rëndësishme të notit pas Olimpiadës.