Peshëngritësi Briken Calja ka fituar medalje të artë në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror, që po mbahet në Uzbekistan.
Sportisti ngriti 156 kg në provën e fundit dhe finale, duke kaluar rivalin tajlandez.
Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, teksa ngriti 156 kg, si askush tjetër dhe shpallet kampion bote.
Ndërsa Erkand Qerimaj e nisi konkurrimin me 150 kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153 kg, por nuk arriti të ngrejë këtë peshë. Gjithsesi, shkodrani ia doli mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë, duke u renditur në vendin e katërt në stilin e shkëputjes.