11 qershor 2014 – Me Botërorin në prag, kompanitë e basteve kanë publikuar edhe koeficentët përsa i përket skuadrave favorite për të triumfuar në Kupën e Botës. Për ata që në lojë vënë paratë është vendi organizator Brazili, kombëtarja favorite për të fituar Botërorin, menjëherë pas Selecaos qëndron Argjentina, ndërsa vetëm në vend të tretë qëndrojnë kampionët në fuqi të Spanjës që ndiqen nga Gjermania. Kompania britanike Betfair e kuoton me koeficientin 4 triumfin e 5-herë kampionëve të Botës në Botërorin e shtëpisë.

Pra e thënë në gjuhën e bastexhinjëve nëse vendos bast 1 Euro për fitoren e Brazilit fiton 4 Euro. Me koeficientin 5 kuotohet te Betfair suksesi i Argjentinës ndërsa respektivisht me 6 dhe 7,5 koutohen Spanja dhe Gjermania. Të njëjtat kuota ofron edhe kompania tjetër britanike Bet365 me ndryshimin e vetëm se Bookmakersat e Bet365 e vlerësojnë me koeficientin 7 mbrojtjen e titullit nga përfaqësuesja La Roja.

Akoma më shumë e kuotojnë triumfin e Spanjës austriakët e Bwin pasi e shumëzojnë me 7,5 bastin e vënë për suksesin e iberikëve, ndërkohë që po me koeficient 4 kuotohet Brazili për fitoren finale. Përveç kuotave se cila përfaqësuese do të triumfojë në Botëror kompanitë kryesore të basteve në botë kanë nxjerrë edhe koeficientet për lojtarin që mund të fitojë këpucën e artë. Sipas bookmakersave favoritët kryesorë për tu shpallur kryegolashënues të Botërorit janë dy futbollistët e Barcelonës Lionel Messi e Neymar.

Kompania Betfair e shumëzon me 9 bastin e vënë për triumfin e yllit argjentinas sa i përket shënuesit më të mirë të Botërorit ndërsa me koeficientin 12 kuotohet Neymar. Pas liderit të Selecaos vinë me radhë argjentinasi Sergio Aguero dhe portugezi Cristiano Ronaldo që kuotohen respektivisht me koeficientin 15 dhe 19. Vetëm i teti në radhë qëndron sulmuesi i Spanjës Diego Costa pasi nëse vendos bast 1 Euro për triumfin e tij në këtë betejë fiton plotë 29 Euro.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/