DURRËS, 30 tetor 2014 –  Katar 2022 do të luhet në nëntor apo në janar? Dukej se ishte vendosur që botërori të luhej në dimër, por klubet kanë dalë me një propozim për zhvillimin e tij në periudhën prill-maj, propozim që do t’i prezantohet formalisht të hënën task forcës së Zyrihut. Meëqnëse gjatë verës në Katar nuk mund të luhet, autoritetet e futbollit po diskutojnë prej kohësh për periudhën më të mirë ose për ta thënë drejt atë më pak të keqen. Platini dhe Uefa janë për janarin e 2022, ndërsa Blatter dhe Fifa për nëntorin e 2022.  Tani ECA shoqata e klubeve europiane del me proposimin e saj. Sipas organizatës ku aderojnë klubet e kontinentit të vjetër, Botërori duhet të fillojë në 28 prill, të mbyllë fazën e grupeve në 12 maj, dhe të luajë finalen në 29 maj. Në këtë mënyrë klubet do ti lejojnë futbollistët e tyre të grumbullohen me kombëtaret në 18 prill. Aspekti pozitiv është që data nuk përplaset me Lojërat Olimpike dimërore, dhe që kalendari i klubeve edhe pse do të preket nuk do të përmbyset, me fillimin e kampionateve që do të datojë në fillim të gushtit dhe jo në fund të tij sic ndodh zakonisht, 1/8 e Champions që do të luhen në 2 javë dhe 2-3 ture ndërjavorë më shumë në cdo kampionat, (por në këtë mënyrë do të humbasë mundësia e miqësoreve të marsit për kombëtaret). Për sa i përket klimës nëse ndeshjet e botërorit luhen në orën 18:00 dhe 23:00 me orën e Katarit që me orën në Shqipëri përkon me oraret 17.00, dhe 22.00 temperatura mesatare nuk duhet ta kalojë atë të rrezikut prej 29.4 gradësh, pra në të njëjtën linjë në mos më mirë me Brazil 2014. Tani gjithshka do të varet nga Blatter, por është e sigurt se klubet mbi këtë temë, janë të gatshëm të bëjnë betejë.