30 maj 2014 – Jemi vetëm dy javë para startit të Kupës së Botës "Brazil 2014" dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se për kë ekip bëjnë tifo politikanët shqiptarë. Të gjithë e dimë që disa prej tyre janë shumë të dhënë pas futbollit, kryesisht ish presidenti Bamir Topi, ish kryeministri Fatos Nano e shumë të tjerë, të cilët i kemi parë shpesh herë edhe në stadiume.

Italia është skuadra me më shumë tifozë në politikën shqiptare. Shumica prej tyre mbështesin "Axurrët" fqinjë. Më pas vjen Gjermania e më pas Anglia, Hollanda dhe Spanja.

Edhe ato pak femra që kemi në politikë e ndjekin dhe e shijojnë shumë futbollin. Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi, Majlinda Bregu apo Mesila Doda (kjo e fundit e ndikuar ndoshta edhe nga bashkëshorti Enkel Demi) janë tifoze të flakta të sportit më popullor në botë.

Madje disa prej tyre, sipas asaj që theksoi ditë më parë konsullata braziliane në Tiranë, kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me viza në mënyrë që ta shijojnë Botërorin nga afër. Kush do të gëzohet më shumë më 13 Korrik? Të presim e të shohim.

Ja me kë janë tifozë politikanët tanë:

Edi Rama – Itali

Ilir Meta – Hollandë

Sali Berisha – herë me Francën, herë me Italinë

Fatos Nano – Itali

Gramoz Ruçi – Itali

Saimir Tahiri – Itali

Erjon Veliaj – Angli

Blendi Klosi – Angli

Lulzim Basha – Hollandë

Spartak Ngjela – Angli

Arben Ahmetaj – Spanjë

Taulant Balla – Gjermani

Fatmir Xhafaj – Gjermani

Edi Paloka – Gjermani

Ditmir Bushati – Gjermani

Ben Blushi – Gjermani

Monika Kryemadhi – Hollandë

Jozefina Topalli – Itali

Kastriot Islami – Gjermani

Majlinda Bregu – Itali

Mesila Doda – Itali

Petrit Vasili – Brazil

Ridvan Bode – Gjermani

Paskal Milo – Gjermani

Vangjel Dule – Greqi

Aldo Bumçi  – Itali

Bamir Topi – Itali

Bashkim Fino – Itali

Bujar Leskaj – Itali

Nard Ndoka – Itali

Dashamir Shehi – Angli

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/