DURRËS, 8 dhjetor 2013 – “Business Insider”, një nga portalet më të mëdha të lajmeve në botë, me redaksi në Nju Jork, botoi më 6 dhjetor një hartë me planet e Putinit për të pushtuar vendet fqinje (This Map Shows The Huge Scale Of Vladimir Putin’s Eurasian Plan). Sipas autorit të materialit, Adam Tejlor (Taylor), edhe pse planet e mundshme që ka presidentit rus janë kolosale, në aspektin ekonomik janë të dobëta. Tejlori i ofron lexuesit në mënyrë të qartë – në hartë – përqasjen e Bashkimin Evropian dhe Bashkimit Doganor Euroaziatik në etapën e tanishme të zhvillimit. “Dyrrah”-u e ka përkthyer këtë material për t’u dhënë lexuesve një përfytyrim më të plotë mbi gjeostrategjinë, ku brenda “vorbullës” është dhe Shqipëria.

Kriza politike në Ukrainë ka risjellë në vëmendje Bashkimin Euroaziatik, ëndërr e madhe e Vladimir Putinit për një bashkim politik dhe ekonomik që do të kapërcente hendekun mes Evropës dhe Azisë.Protestat në Kiev filluan vetëm muajin e kaluar kur Presidenti Viktor Janukoviç bëri një kthesë të papritur ndaj një propozimi që do të krijonte kushtet e një tregtie të lirë dhe kooperimi politik në të ardhmen midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, marrëveshje që u konsiderua si pararendëse e mundshme drejt anëtarësimit në BE. Në vend të kësaj, Janukoviçi filloi të lëvizë drejt një marrëveshjeje me Bashkimin Doganor Euroaziatik (BDE), e cila drejtohet nga Rusia, ku përfshihen Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani për momentin.BDE-ja konsiderohet si pararendës drejt Bashkimit Euroaziatik më të gjerë, projekt që e ka aq për zemër presidenti rus Vladimir Putin, të cilin, sikurse thuhet, e konsideron si thelbësore për trashëgiminë e tij. Plani i tij ka të bëjë jo vetëm për t’u mundësuar Rusisë dhe aleatëve të saj një mënyrë për të konkurruar me gjigantë ekonomikë të tillë si Amerika, Kina dhe BE-ja, por edhe për ta vënë Rusinë me vendosmëri në qendër të fuqisë rajonale.Për të vënë të gjitha këto në kontekst, shërben një hartë e Bashkimit Evropian përballë Bashkimit Doganor Euroaziatik në situatën e tanishme:

·        Me ngjyrë të kuqe shënohen vendet që janë aktualisht pjesë e Komisionit Euroaziatik – Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

·        Ngjyra rozë tregon vendet që konsiderohen kandidatë për të hyrë në Bashkimin Euroaziatik – Armenia, Taxhikistani dhe Kirgistani.

·        Me blu të errët tregohen 28 shtetet anëtare të BE-së, duke përfshirë pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore dhe shumicën e anës lindore të kontinentit.

·        Bluja e çelur  tregon shtetet që konsiderohen anëtare potenciale të BE-së. Kjo përfshin kandidatët e pranuar (Islanda, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia) dhe ata që kanë probleme (Shqipëria, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosova).

·        E gjelbra tregon shtetet që duhet të zgjedhin midis Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Euroaziatik. Krahas Ukrainës, në këtë grupim është përfshirë dhe Gjeorgjia, ish-republikë sovjetike që ka plane për t’u bashkuar me BE-në, por që ka qenë e listuar nga kryeministrin rus Dimitri Medvedev si anëtare potenciale e Bashkimit Euroaziatik.

Siç mund shihet, masivi i madh i kuq i madh, që përfaqëson BDE-në, tashmë ka një epërsi të dukshme nga përmasat ndaj BE-së dhe ka toka të pasura me burime natyrore në Rusi dhe Kazakistan. Të tre shtetet e përfshira aktualisht kanë një popullsi në tërësi prej rreth prej 165 milionë banorësh dhe një PPB prej 2.3 trilionë dollarë. Shto Ukrainën dhe Gjeorgjinë dhe do të dalë një popullsi prej rreth 205 milionë banorë dhe një PPB prej 2.5 trilionë dollarë.

Janë shifra të mëdha, por ato zbehen gjithmonë e më shumë në krahasim me BE-në, që ka më se 500 milionë banorë dhe një PPB prej më shumë se 16 trilionë dollarë. Kina ka një popullsi prej 1.3 miliard banorë dhe një PPB prej8,2 trilionë dollarë, kurse SHBA ka një popullsi 313 milionë banorë dhe një PPB prej pothuajse 16 trilionë dollarë.Shpresa e fundit për Bashkimin Euroaziatik është përfshirja në të e Uzbekistanit dhe Turkmenistanit. Ekzistojnë dhe plane edhe më fantastike: Një politikan rus (i partisë Rusia e Bashkuar, që ka lidhje me Putinin) ka hedhur idenë e zgjerimit eventualisht të bashkimit me përfshirjen e aleatëve historikë si Mongolia dhe Finlanda, edhe madje Kuba dhe Venezuela.Megjithatë, sipërmarrja e Putinit rrezikohet nga imigracioni, pasi pasojat prej tij mund të jenë kolosale për Rusinë, një vend që ka telashe me një numër të madh konfliktesh etnike si dhe vihet në dyshim racionaliteti i përfshirjes në partneritet ekonomik i Bjellorusisë, diktatura së fundit e Evropës dhe vendi më i varfër.

Putini është djalosh me ide të madhe, megjithatë, dhe ai mund të jetë më i interesuar për simbolikën se sa për realitetin e planit të tij. Presidenti rus ka thënë publikisht se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte një “tragjedi e vërtetë” dhe “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”. Putini nuk po fliste për komunizmin këtu, po fliste për Rusinë që ka humbur pozitën e saj të madhe gjeopolitike si qendra e një perandorie.

Bashkimi Euroaziatik është plani i tij për të rifituar atë pozitë. Mund të jetë një bast i vështirë, por tani kjo është gjithçka ai ka.

 

/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/