Valtteri Bottas udhëheq renditjen e Botërorit 2019 në Formula 1 me 44 pikë, një më shumë se shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton. Në garën e fundit në Bahrein, finlandezi u klasifikua i dyti, pas shokut të tij të skuadrës.
"Arriti të më kalojë në startin e garës. Gjeti pak hapësirë dhe u fut me makinën e tij. Gjithsesi, në të ardhmen nuk do t’i lë më hapësira. Kam qenë pranë Hamilton gjatë gjithë garës, duke qenë linear dhe ruajtur ekuilibrat", tha Bottas.
Finlandezi hedh poshtë zërat se ai parakalim i Hamilton erdhi nga lart, si urdhër. "Jo! Harrojeni këtë gjë. Këtë vit nuk do të ketë më urdhëra nga lart. Unë jam i pari në renditje dhe dueloj për titull ashtu si Lewis. Askush nga Mercedes nuk ka asnjë shans të më kërkojë një gjë të tillë. As Toto Wolff nuk ka të drejtë të ma kërkojë këtë gjë. Kemi një makinë që po paraqitet mirë dhe mund të duelojmë të dy për titull deri në garën e fundit", u shpreh Bottas.





