Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, ka qenë shenjestër e një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë botuesit jashtë shtëpisë së tij. Ishte ora 2 e mëngjesit kur po kthehej në banesë dhe u qëllua me dy plumba në qafë dhe brinjë, ndërsa dy plumba të tjerë u gozhduan në makinën e tij. 

Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të mediave greke.

Stefanos Chios u paraqit në spital në orën 3 të mëngjesit. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze, por nën kontroll.

Hetimi i çështjes u ndërmor nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Sigurinë e Atikës.