Përmes një postimi në rrjete sociale, Erion Braçe ka kujtuar 28 dhjetorin e dy viteve më parë kur u emërua nga kryeministri Rama në postin e zv.kryeministrit.

Teksa shkruan se këtë punë e bën me zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige, Braçe thotë se shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur.

“28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo.”