13 nëntor 2015 – Gazeta “Panorama” ka publikuar sot një debat pa mikrofon mes deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe dhe nënkryetarit të Kuvendit, Edmond Spaho gjatë seancës së djeshme në Parlament.

Braçe përfitoi nga fakti që nuk kishte mikrofon dhe nuk mund ta dëgjonin mediat dhe iu drejtua Spahos me fjalët “pis burrë, legen, qelbësirë”.

Por deputeti socialist ka harruar se përballë kishte kameran e TVSH-së e cila, sigurisht pa dashje, e ka filmuar atë teksa ka artikuluar këto fjalë.

Pa e ditur se ishte filmuar, Braçe sot ka bërë atë që bën pas çdo mbledhje grupi, kur flet dhe e mohon se ka folur. Të njëjtën gjë shkruante edhe sot në një status të tij në Facebook ku akuzon gazetën se i ka shtuar fjalë që ai nuk i ka thënë. Por, sot gazeta në fjalë i publikoi edhe videon e debatit mes Spahos dhe Braçes ku ai duket qartë çfarë thotë.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu:

/portali DurresLajm/